Flash News

E-TJERA

Dritan Dajti kërkon sërish lirim nga qelia

Dritan Dajti kërkon sërish lirim nga qelia

Dritan Dajti ka depozituar një tjetër kërkesë për lirim nga qelia. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm dhe pretendon se i ka përfunduar koha e burgimit me 25 vite burg, përpara se Gjykata e Lartë të vendoste dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 për akuzën “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.

Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara, si dhe u plagos një pushues, por Dajti në vazhdimësi i ka mohuar akuzat duke pretenduar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se 4 viktimat ishin policë.

 

Të fundit