Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dritëhijet e administrimit të pasurive të krimit të organizuar, 51 milionë euro prona të sekuestruara dhe të konfiskuara

Nga përdorimi në funksion të grave të dhunuara tek administrimi shtetëror, rikuperimi i aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri përballet me shumë sfida.
Në muret e kësaj godine, dikur pronë e një trafikanti droge, varen sot dëshmi, rrëfime dhe vizatime të grave të trafikuara. Të mbijetuara nga forma të ndryshme të dhunës, gratë dhe vajzat po përpiqen të rimëkëmbin jetën e tyre nën mbrojtjen e programeve sociale në disa qytete.
Në mbështetje të tyre janë vendosur disa nga pronat e sekuestruara apo të konfiskuara nga bota e krimit, aty ku e ardhmja lidhet paradoksalisht me të shkuarën që i ka lënduar.
“Në kuadër të përdorimit social, agjensia e pronave të konfiskuara dhe të sekuestruara ka bërë një marrëveshje për dhënien në përdorim të një objekti të tipit vilë, e cila do të shërbeje si shelltër për viktimat e trafikimit. Kjo pasuri është konfiskuar nga vepra e trafikut të narkotikëve”, thotë Nikolin Balli, administrator AAPSK.
Godina shërben si strehë, por edhe si vend pune për të siguruar të ardhura kryesisht përmes punimeve artizanale. Gratë po përpiqen të rimarrin kontrollin mbi jetën, por frika mbetet. Sepse bota e krimit reagon, veçanërisht kur preken financat. Një frikë apo hezitim edhe për ata që afrohen për herë të parë te këto asete.
“Sepse është rrezik i madh që një pronë e cila i është sekustruar një anëtari të krimit të oprganizuar, nuk mund të posedohet lirshëm nga një qytetar i cili nuk ka mbrojtje”, Eugen Beçi, ish-prokuror.
Ky dokumentar nuk është vetëm për prona. Është për njerëz, për sfidën e shndërrimit të një pasurie me origjinë kriminale në një mundësi jete. Për vështirësitë, hezitimet, dështimet dhe shpresat që shoqërojnë një proces delikat, përpjekjen për të vënë drejtësi jo vetëm në letra, por edhe në realitetin e përditshëm.
Nikolin Balli është një ndër dhjetra administratorët e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ai na rrëfen sfidat e përditshme të këtij procesi për të gjithë ata që kanë marrë përsipër të kryejnë këtë detyrë delikate.
“Qasja e parë është një stepje pra ka një paragjykim të punës që do të bësh sepse vetë elementët që përfshihen në këtë lloj administrimi janë sfidues. Por me kalimin e kohës e shkikon që… e para një herë ne nuk jemi vetëm sepse është një staf i tërë që punojmë me administrimine pasurive.
Di të them që nuk është se kemi pasur sfida të mëdha në mënaxhimine këtyre pasurive por patjetër që paragjykimi dhe opinion për këtë lloj pune patjetër që ekzistojnë”, thekson Balli.
Agjencia administron sot një portofol pasurish të llogaritur në 5 miliardë lekë ose mbi 51 milionë euro, të ndarë thuajse në vlerë të barabartë mes pronave të sekuestruara dhe atyre të konfiskuara.
Duken si biznese të zakonshme, por në të vërtetë janë vende që mbartin histori dhune, fitimi të paligjshëm dhe shkatërrimi njerëzor.
“Agjensia ka në inventarin e saj deri në dhjetor 2025 ka rreth 1700 prona të sekuestruara dhe 550 pasuri që janë të konfiskuara” thotë administrator AAPSK-së.
Pronat e sekuestruara nga krimi shtrihen në të gjithë Shqipërinë, në kryeqytet si dhe në qytete të tjera. Këto asete përfshijnë nga komplekset e zakonshme deri tek ato më luksozet në zonat turistike të vendit.
Me qindra apartamente, tokë arë apo automjete luksoze dhe të zakonshme po administrohen sot nga kjo Agjenci, prona që dikur i dispononte bota e krimit apo ish-zyrtarët e lartë të korruptuar.
“Kemi tipologji të ndryshme, njësi apartamente, dycane dhe pasuri të luajtshme janë ato të tipit automjeteve apo makineri të ndryshme e mjete që sekuestrohen në fazën e hetimit që disa prej tyre edhe konfiskohen. Ndërkohë kemi edhe llogari bankare të cilat vetëm për këtë vit duke i menaxhuar ne kemi prodhuar të ardhura prej 1.3 milionë euro”, thekson Balli.
Sfida kryesore për administrimin mbetet origjina e tyre, si pengesë për biznesin dhe grupeve te tjera te interesuara për ti blerë apo marrë me qera. Hezitimi është faktor pengues edhe në rastet kur ish-pronarët janë pas hekurave.
“Të gjithë e dimë që niveli i krimit në shqipëri është i lartë, fakti që jemi edhe një vend i vogël, fakti që mentaliteti shqiptar vazhdon sot be kësaj ditë të ecë më idenë e hakmarrjes, në shumë raste që personat të mos kenë dëshirë, megjithë vlerën e pronës, që të bëhen pjesë e ankandeve të shitjes. Nga agjensia është parë si një mundësi dhënia e tyre me qera që është një mënyrë më e mirë për tu menaxhuar”, sqaron ishprokurroi Florian Bonjaku.
Goditja e krimit të organizuar në ekonominë e tij konsiderohet si arma më efikase në duart e institucioneve të zbatimit të ligjit. Konfiskimi i pasurive, bllokimi i rrjeteve financiare dhe ndërprerja e pastrimit të parave dobësojnë strukturat kriminale më shumë se çdo dënim tjetër penal. Padyshim që në raste të tilla vjen dhe reagimi më I fortë dhe shtohen sfidat për institucionet ligjzbatuese, por edhe për organizatat që kanë marrë në përdorim këto prona.
“Ish-pronarët një pjesë e mirë e tyre nuk jetojnë këtu sepse e kanë vuajtur dënimin jashtë Shqipërisë. Në momentin kur kanë parë që ka hyrë një entitet në ish-pronën e tyre kanë ardhur ose kanë dërguar familjarë të tyre. Me një pjesë të tyre na është dashur edhe neve të ballafaqohemi.
Nuk është se ka pasur nivel të lartë agresivitet nga ana e tyre që për mua ka qënë edhe përkthim i mesazhit që: kjo është një pronë e cila nuk ka mundësi që të hymë por ata kanë shfaqur interes për të ditur kush ka hyrë në pronë dhe kanë ardhur vetë dhe e kanë bërë këtë bisedë qoftë drejtpërdrejt me ne qoftë me ata të cilët punojnë aty”, thotë Juliana Hoxha, drejtuese e Partners Albania.
Ndërsa administrator Balli thekson se: Gjatë 2005 është luftuar shumë ky steriotipi që pronat e krimit nuk mund të përdoren nga komuniteti.
Ne shohim një rritje maksimale të intersit të publikut dhe nuk është ese kemi parë shumë stepje nga ana e tyre sepse ne para se ti destinojmë apo ti japim për përdorim bëjmë një velrësim të rriskut.
Procesi kalon nëpër disa hallka dhe lidhet ngushtësisht me vendimet gjyqësore. Por sipas ish-prokurorit Eugen Beci, problemet bëhen të dukshme pas konfiskimit të pasurive, me rikthimin e tyre në origjinë, në duart e të njëjtave grupe të krimit të organizuar që i dispononin ato më parë.
“Kur vimë tek konfiksimi vimë në një sfidë tjetër që është ajo e shitjeblerjes së tyre. Ose më saktë shteti do i përdorë për vete apo do ia shese një tregtari. Kjo e dyta ka dhënë shpesh herë probleme të mëdha në praktikë sepse pronba ka rënë gjithnjë në të njëjtën dorë ku ishte në fillim. Çkuptojmë me këtë??
Në rast se i është konfiskuar Eugenit, kur prona është shitur o nëpërmjet ankandit apo formave të tjera, Eugeni ka futur një të afërm të tij dhe e ka blerë po Eugeni. Dmth është bërë e famshmja prestanome me emra anonimë dhe prona ka mbetur po aty”, thekson ish-prokurori Eugen Beçi.
Ndërsa juristja Ledina Mandia e sheh problemin tek mungesa e transparencës dhe vonesa e qëllimshme në ngritjen e një zyre të posaçme që do të kontrollonte gjithë procesin: Do të thotë që janë blerë në mënyrë prioritare mga të tjerë persona të lidhur me ta apo janë bërë favore për të tjerë në mënyrën se si jepen me qera dhe administrohen në favor të këtyre personave.
Por për sa kohë nuk ekziston zyra e AROS, dmth zyra e aseteve të kthyera do të thotë nuk e kemi akoma këtë databazën këtë transparencën që të kuptojmë: cila ishte vendimarrja e komitetit ndërministror sa i pavarur ishte ky komitet ndërministror, sa e drejtë ishte vendimarrja e tyre dhe a po i shërben në të vëretë publikut apo jo.
Mandia, e cila ka punuar për një projekt të financuar nga Bashkimi Europian për unifikimin e praktikave të menaxhimit të këtyre aseteve, flet për kërkesën e vazhdueshme të BE-së drejtuar palës shqiptare për ngritjen e një komiteti ndër-institucional që kontrollon rigorozisht procesin dhe garanton transparencë.
“Ka qenë kjo kërkesa e vazhdueshme e komisionit evropian në të gjtiha rastet për Shqipërinë që zyra e aseteve duhët të ishte bërë efektive qysh në vitin 2023. Do të thotë jo vetëm të ndërtohej por edhe të ishte efektive.
Kjo do të kishte regjistër, kjo zyrë do të menaxhonte dhe të bënte transparencën me publikun, ku të gjtiha organet duke filluar nga prokuroria, gjykatat komisariatet e policisë apo edhe zyra e administrimit të pasurive të bënte mbledhjen e të dhënave depozitimin aty dhe kjo zyrë do të bënte transparencën me publikun dhe çdo gjë do të ishte e qëartë. Deri më sot nuk e kemi këtë transparencë totale”, thekson juristja.
Për të shmangur rrezikun e kthimit të pronave tek krimi, agjensia ka ndërprerë pa afat procesin e ankandeve, në pritje të përmirësimit të kuadrit ligjor që përforcon rolin e secilit institucion në këtë proces. Por të tjera sfida lidhen me dhënien e pronave në përdorim.
Siç thonë administratorët, pronat tokë arë janë ndër më të vështirat për tu vënë në funksion. Janë rreth 450 të tilla të sekuestruara apo të konfiskuara. Programi “Toka ime” I pak kohëve më parë, nisi si model suksesi, por shpejt do të kishte përballje me format dhe mënyrat e reagimit të botës së krimit.
“Ne kemi mësuar shumë nga eksperienca dhe këtu vlen të përmendet një rast kur patëm një sfië në vetvete sepse projekti dështoi për arsye se pse njëri prej familjarëve të subjektit atë projekt që ne zbatuam në një pronë të tipit arë, të nesermën u bastis dhe projekti dështoi” thotë Balli.
Në këto rrethana, ish-prokurori Eugen Beci sugjeron që pronat e krimit të organizuar të menaxhohen nga shteti, sipas një modeli të ndjekur më parë nga Antimafia italiane.
“Atëherë një zgjidhje e momentit është që ti marrë shteti në përdorim. Dhe duke I marrë shteti në përdorim, anëtari i organizatës kriminale nuk ka kujt ti hakmerret për inatin që iu mor prona.
Nga përvoja që kemi me antimafian italiane ka pasur raste kur shteti Italian ka hasur vështirësi dhe çfarë ka bërë: I ka përdor shteti për vete duke I dhënë një lloj mbrojtje. Sepse a mund të hysh ti, kur them ti një qytetar i thjeshtë, një qytetar që nuk ka probleme me ligjin, të futet në një apartament të sekuestruar? Është e vështirë. Të gjtiha këto e bëjnë ligjin që shpesh herë të devijojë nga qëllimi i vërtetë”, thotë Beçi.
Ekspertët theksojnë gjithashtu nevojën e përcaktimit të saktë të statusit të pronave që në fillimin e procesit të hetimit financiar nga ana e Prokurorive, në mënyrë që të shmangen problemet e mëvonshme.
Avokati Florian Bonjaku sjell në vëmendje rastin e resortit Santa Quaranta në Sarandë, ku prona është pjesërisht e sekuestruar dhe shteti ka vështirësi për të menaxhuar gjysmën apo një pjesë të saj.
“Ka raste kur ka rezultuar që jo e gjithë pjesa e asteve është konfiskuar ka qënë nga të ardhura kriminale por një pjesë ka qënë me punë të ligjshme. Kjo konglomeratë në pronë dhe dhënia e mundësisë që të kthehet tek pronari që e ka pasur dhe një pjesë të rrijë në dispozicioon të shtetit, në fundore ka çuar ose në degradimine pronës opse në marrjen e të ardhurave jo në nivelin e duhur. Në një pikë të ligjit që është keqpërdorur lejohet zëvëndësimi i asteve kriminale të sekuestruara me pasuri të të njëjtës vlerë.
Këtu dyshohet se mund të ketë ndërhyrje ose mund të ketë pasur një përcaktim jo të saktë dhe të drejtë të vlerës e cila është kthyer ose në një pronë ose në një vlerë monetare tjetër. Pra ka sjellë që përfundi8misht të mos kemi sekuestrimine vlerës së plotë dhe tërësor të vlerës që është nisur në fillim për tu sekuestruar”, thekson Bonjaku.
Edhe juristja Ledina Mandia thekson gjithashtu domosdoshmërinë e praktikave të sakta të gjtihë procesit, duke nisur nga sekuestrimi e deri në fund për të shmangur më pas përballjen e shtetit në gjykatat ndërkombëtare për shkak të ankesave që mund të vinë nga poseduesit e mëparshëm të pronës.
“Duhet të jemi të kujdeshëm dhe duhet që hetimi financiar të jetë shumë i saktë dhe ekspertët duhet të jenë të super të trajnuar, kjo që në fazën e sekuestros dhe jo vetëm në fazën e konfiskimit.
Në këtë kuadrë patjetër që janë zhvilluar ballafaqime të praktikave më të mira të vendeve të rajonit, por edhe një debat mes gjyqtarëve dhe prokurorrëve sa I takon këtyre çështjeve të procedurave të sekuestrimit dhe konfiskimit deri në dnjuekjen përfundimtare të ekzekutimit të tyre.
Patjetër organi i prokurroisë merr përsipër ndjekjen e ekzekutimeve përfundimtare në bashkëpunim me agjensinë e administrimit dhe institucioneve të tjera të angazhuara referuar ligjit”, thekson Mandia.
Një pjesë e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë pësuar dëmtime deri në degradim. Të tjera prona të tipit resorte apo ndërmarrje biznesi kanë edhe punonjeës dhe në këto kushte shfaqin gjtihashtu sfida.
“Pasuritë nuk kanë arritur të administrohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Shumë nga këto pasuri kanë degraduar në momentin që janë marrë në administrim nga shteti”, shton Bonjaku.
“Ka pasuri që mund të kenë përqindje amortizimi më të shpejtë se sa një tjetër. Kjo për shumë arsye dhe e para se mund të jetë një objekt i cili nuk ëhstë finalizuar sepse kemi objekte që janë sekuestruar pa u përfunduar. Pra mund të jenë karabina ose janë objekte që nuk kanë pasur mirëmbajtje që në momentin kur janë sekuestruar ato. Ne bëjmë velrësime të tipit kjo pasuri duhet mbajtur në menaxhjimin tonë apo duhet destinuar. Dhe destinimi është i disa llojeve si psh shitje, ripërdorim, për institucionet të cilat në momentin e marrjes së pronës e riinvestojnë dhe i rrisin vlerën”, sqaron më tej Balli.
“Shembulli tipik mund të jetë një ndërmarrje tregtare që e merr në administrim agjensia. Konfiskohet psh një fabrikë këpucësh, a ka agjensia kapacitete që këtë fabrikë ta mbajë efektive në fazën e konfiskimit? Dhe e dyta a ka kapcitete që kur të konfiskohet e para e punës ta shesë atë dhe në efiçense të plotë?
Sepse është sfidë kjo dhe është e gjtihë botës nuk ëhstë vetëm e Shqipërisë. Këto prona gjuyrmohen nga spekullantët e pronave. Sepse agjensitë kudo në botë jo po marrim Italinë, sado mirë të punojnë nuk e administrojnë dot si pronari i vëretë i tyre dhe efiçensa e kësa prone bie dhe kur ajo konfiskohet bie edhe me tej. Në shprehjen popullore pastaj ajo pronë blihet për një copë bukë. Problem është se ajo lihet qëllimisht të degradojë derisa të blihet sa më lirë”, thekson Beçi.
Në magazinën e Agjensisë gjenden flota të shumta makinash luksoze të sekuestruara por edhe automjete të zakonshme që janë përdorur nga pjestarë të botës së krimit.
Por është e vështirë që një qytetar apo biznesmen të guxojë të blejë e të ngasë rrugëve të Shqipërisë një automjet që dikur ka qënë pronë e një personazhi të botës së krimit.
“Ne nuk jemi në magazinën tonë por jemi në një pikë bllokimi dhe do flasim për marrëveshjen me policinë e shtetit ku kemi marrë në administrim të gjtiha automjetet që kanë kaluar statusin e provës materiale dhe janë për asgjësim apo nuk janë më object hetimor. Është zgjedhur strategjia që të mos shiten mjetet pasi kanë rriskun e vet të personit që i ka zotëruar përpara”, thotë Balli.
Përveç pronave të krimit të organizuar, Agjencia administron edhe prona me origjinë korrupsionin.
Janë prona që dikur i kanë pasur në pronësi zyrtarë në nivelit të larta si ish-kryeministra, ish-zv.kryeministra, ish-kryeprokurorë apo zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit shqiptar që janë arrestuar apo ndiqen penalisht për korrupsion.
“Ne kemi në pjesën më të madhe prona të veprave të tipit krimi i organizuar apo ligji antimafia, por nuk do të thotë që nuk kemi një përdinje të konsiderueshme edhe nga zyrtarë apo vepra të tipit korrupsion.
Stepjen më të madhe qytetarët e kanë për pronbat që vinë nga bota e krimit sepse vetë tipologjia e kësaj vepre penale është e vështirë për tu perceptuar nga qytetarët. Por unë shoh që sistemi që ne kemi për vlerësimine rriskut i ka ulur të gjithë këto lloj diferencimesh.
Për ne të gjitha pronat janë të së njëjtës mënyrë menaxhimi”, thotë Balli.
Juliana Hoxha drejtuese e Partner Albania, thotë se organizata që drejton bashkëpunon me agjensinë në në disa projekte sociale prej 10 vitesh.
Një ndër to është zbatuar pikërisht në një pronë që e ka origjinën tek korrupsioni I lartë shtetëror.
“Para dy vitesh ne morëm një pronë që na e dha agjensia dhe ishte një pronë që vinte nga korruipsioni i lartë shtetëror që vinte nga korrupsiponi i lartë shtetëror që ishte pronë e ish-prokurorit të përgjithshëm në Durrës.
Ajo që shohim sot të tre objektivat që ne kishim ndërmarrë jkanë adresuar në një masë të kënaqshme. Pra agjensia ka një rol të madh që luan por ka edhe një proaktivitet nga ana e sektorit”, thotë Hoxha.
Ekspertët flasin për mënyrën se si do të duhet të orjentohen politikat e administrimit. AAPSK, është vendosur pikërisht në një prej asteve të sekuestruara nga të krimit. Të tjera prona të konfiskuara janë vënë në funksion të institucioneve të drejtësisë.
“Këtu në këtë kompleks dhe është dhe një zyrë tjetër përvec saj, janë pasuri të sekuestruara dhe janë në funksion të agjensisë së administritmi të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, thotë Balli ndërsa juristja Mandia sqaron më tej se: Në ato raste që kemi studiuar sepe jemi marrë me projekte sa i takon kthimit të aseteve të krimit, kemi parë që asete të rkimit të organizuar janë vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Ose paratë janë përdorur për të blerë aparatura shumë të shtrenjta të cilat I shërbejnë organeve të drejtësisë. Ashtu sikurse para të caktuara janë përdorur për programe të ndryshme sociale ku OJF kanë aplikuar për ti marrë ato”.
Referuar përvojës italiane këto projekte shkojnë kryesisht për projekte sociale. Partners Albania ka bashkëpunuar me agjensinë e administrimit të pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në programe të ndryshme. Drejtuesja e kësaj organizate flet për detaje të këtyre programeve sociale dhe sfidat në këtë rrugëtim.
“Që nga pastiçëritë që është në fier, ku kryursisht ata që punojnë aty janë gra që janë pjesë e skemës së mbrojtjes sociale nga ana e autoriteteve. Në Elbasan prej disa vitesh është një punishte e vogël ku janë rreth 7 gra të cilat bëjnë punime kryesisht në vegjë. Në Durrës është kryesisht e fokusuar në zhvillimin e aftësive në art dhe në kulturë për të rinjtë”, thekson për Birn, Hoxha.
“Rreth 15 projekte që janë aktualisht active por jemi të hapur për projekte të reja. Kemi rreth 450 p[rona të konsifkuara të cilat janë të dispunueshme për të gjtihë që duan të riinvestojnë apo duan të krijojnë një ide të tillë si kjo organizatë”, thotë Balli.
Ndërsa drejtuesja e Partners Albania shton më tej: Fakti që në atë pronë që deri dje ka pasur aktivitet kriminal, punësohen njerëz hynë e dalin të rinj, sigurisht është mesazh shumë i fortë. Sa më e gjerë është kjo praktikë do thoja aq më i fortë është mesazhi i shtetit që lufta kundër krimit funksionon dhe komunitetet marrin mbarpsht atë që iu është marrë në mënyrë të padrejtë”.
Sfida e institucionit të ngarkuar për t’i administruar pronat e krimit dhe korrupsionit është që asetet e konfiskuara t’ua kthejë shqiptarëve të vjedhur e të keqeverisur apo të prekur nga bota e krimit.
Nuk mjafton vullneti i disa administratorëve dhe i një agjensie, as ligjet që janë në fuqi për të garantuar punën e tyre. Duhet shumë më tepër se kaq, duhet ajo që kërkohet më së shumti, lufta kundër korrupsionit dhe ndarja e politikës nga krimi. Duhet forcimi i shtetit ligjor.
Duke u fuqizuar shteti i së drejtës, duke u fuqizuar çdo element I zbatimit të ligjit, është normale që edhe personi të cilit i është sekuestruar prona do ti ketë duart e lidhura dhe nuk do të merret më me atë pronë.
Në kohën ku jemi dhe në kaosin që jemi, zgjidhja është ti administrojë shteti. Pastaj faza e parë është që kur shteti ti shesë të bëjë një hetim të thelluar të personit që që do ti blejë dhe gaza e dytë në rast se shteti fuqizohet asnjë nga anëtarët e krimit të organizuar të mos guxojë të prkë pronën që tashmë nuk është e tija. Kjo duket utopike por është e vetmja zgjidhje. Ne Shenjester
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38