Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ndërsa çështja e masave “arrest me burg” (për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë publik), zgjatja e paraburgimit dhe zvarritja e gjyqeve penale, po ngrihet si shqetësim nga mazhoranca, raportet zyrtare tregojnë një tjetër fenomen, sa kriminal, aq edhe social e shëndetësor.
Rreth 30% e të dënuarve dhe paraburgosurve në vend rezulton se janë të izoluar për kultivim, trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, disa prej të cilëve edhe në kuadër të organizatave kriminale.
Arsyet e përhapjes së këtij fenomeni për sociologët lidhet kryesisht me “fitimin e shpejtë”, por edhe përfshirjen e shtresave vulnerabël, kryesisht të miturve dhe të rinjve që nga përdorues shpesh kthehen edhe në shpërndarës të narkotikëve, duke u shfrytëzuar nga rrjete trafikantësh.
Referuar të dhënave zyrtare më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të cilat Faktoje.al i ka siguruar, në bilancet e muajit shkurt rezulton se në total janë 2003 të dënuar, prej të cilëve 529 prej të cilëve për drogë.
Shifër më e lartë është edhe për të paraburgosurit që presin vendimin e formës së prerë të gjykatës.
Në dhomat e paraburgimit ndodhen 2424 persona, dhe për akuzën “drogë”, janë 703. Në për qindje, kjo vepër penale përbën numrin më të lartë të të proceduarve me masë maksimale sigurie, ndërsa shfaq edhe një tjetër problem.
“Aktiviteti i prodhimit, trafikimit dhe përdorimit të drogës është jo vetëm aktivitet kriminal por edhe shumë fitimprurës. Kjo është një industri kriminale dhe aktivitet social degradues, mesa duket, ana financiare si aktivitet fitimprurës dhe ofertë kriminale dhe kërkesës së tregut social për narkotikë duket se shkojnë bashkë”, thotë për Faktoje.al, sociologu, Prof, Gëzim Tushi.
Në analizën e të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, vepra penale që lidhet me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike ka ardhur në rritje nga viti 2013 deri më tani. Kjo, jo pa arsye.
Nga viti 2014 deri në vitin 2017 shifrat e të dënuarve janë në një mesatare 550, por ky numër kapërcen gati dysfish të dënuar përgjatë viteve 2018 -2019, përkatësisht në vitin 2018 u dënuan 987 persona dhe në vitin 2019 u dënuan 933.
“Kanabizimi i vendit për një pjesë të opinionit publik ka qenë një mit, për një pjesë ka qenë dhe është realitet i jetuar jetësh të shkatërruara. Ka pasur vite kur opinioni ka mësuar më shumë rreth këtij ‘procesi’, ka pasur vite kur kanabizimi ka qenë i heshtur apo i zhvilluar larg syve dhe veshëve të opinionit.
Nëse sot është ulur deri në 12 vjec mosha e minorenëve përdorues të narkotikëve apo që janë në konflikt me ligjin sepse janë shpërndarës, kjo mund të lidhet me arsye si: lirshmëria për tu siguruar, shpeshtësia me të cilën qarkullon dhe shtrirja gjeografike si në zonat urbane, po ashtu edhe rurale të vendit”, thotë sociologia Entela Binjaku.
Sikurse pranohet nga raportet policore në vend, por edhe ato ndërkombëtare, fenomeni i kanabizimit përgjatë viteve 2015-2017 ka qenë mjaft i lartë.
Miliona bimë kanabisi u shkatërruan në disa aksione policore në të gjithë territorin e vendit, por gjithsesi tonelata me drogë kapeshin edhe në vendet ku trafikoheshin, kryesisht në Itali dhe Greqi. Ky trend më pas njeh një lloj uljeje, por viti 2024 jep një tjetër pamje paradoksale.
Nëse për këtë vit rezultojnë të dënuar 413 persona, në paraburgim shifra është mbi dyfish e lartë, 1022 persona për akuzën “kultivim, trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.
Çështjen e trafikimit dhe konsumimit të lëndëve narkotike sociologët e cilësojnë jo vetëm si pasojë direkte siç është ndëshkimi penal, por edhe një fenomen shoqëror që ka prekur mjaft familje në vend. “Shumë alarmant është fakti që ka një tendencë të frikshme të uljes së moshës së fillimit të përdorimit të drogërave dhe zgjerim të numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve të përfshirë në këtë sferë të ‘kriminalitetit minor”.
Në këtë kontekst, duke diagnostikuar realitetet tona, shtimin e prodhimit dhe përdorimit të lëndëve psikotrope, mund të themi se problemi tashmë është i agravuar në përmasa sociale dhe nuk mund të konsiderohet më si periferik”, thotë Prof, Gëzim Tushi.
Nga verifikimi i të dhënave të të proceduarve për “drogë” dhe akuzave konkrete, pjesa më e madhe janë në referim të nenit 183 të Kodit Penal.
“Shitja, ofrimi, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, ndërmjetësimi, transportimi, dërgimi, dërgimi në tranzit, dorëzimi në çdo formësi dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin, ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”, thotë ky nen, ndërsa vijon se masa 7-15 vjet aplikohet në rastet e grupeve kriminale të trafikut, ose përsëritjes më shumë se një herë të kësaj vepre penale.
Ndërsa evidentojnë se numri i të miturve përdorues është rritur në nivele të larta, penalizimi i personave që nxisin të mitur dhe adoleshentë të konsumojnë narkotikë është i ulët.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, vihet re që neni 286 i Kodit Penal është aplikuar shumë pak. Ky nen përcakton: “Nxitja për përdorimin e drogës (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001), nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim ose injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në institucione penale, shkollore, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqërore dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet”.
Ndonëse shpërndarësit dhe trafikantët synojnë kryesisht nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme si “kontigjent” tregtimi dhe përfitimi me qëllim, ndëshkimi i tyre në referim të nenit 286 që ka masë më të ashpër dënimi mbetet mjaft i ulët. “Studimet tregojnë se fillimi, hapi i parë që i nxit, sidomos fëmijët dhe të rinjtë për të përdorur drogën është kurioziteti dhe efektet e propagandës kriminale për të rritur rrjetin e njerëzve me vartësi toksike”, thotë Tushi. Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38