Flash News

E-TJERA

Droga në repartin ushtarak të Zall Herr-it, lirohen nga detyra 4 ushtarakë

Droga në repartin ushtarak të Zall Herr-it, lirohen nga detyra 4

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ushtarake ka firmosur lirimin nga detyra të 4 ushtarakëve të arrestuar, pas sasisë së kokainës që u gjet në repartin ushtarak të Zall Herr-it.

Konkretisht, bëhet fjalë për lirimin nga detyra të: Specialisti për sigurinë në seksionin e zbulimit; Specialist për infrastrukturën/MNZSH; Zëvendës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes; Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes.

Shtabi ka propozuar edhe lirimin e disa ushtarakëve të tjerë: Komandanti i Repartit Ushtarak; Komandanti i Policisë Ushtarake; Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak; Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit; Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit; Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet; Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak; Inspektor i Policisë Ushtarake; Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake dhe Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

"Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Njëkohësisht, në analizën e SHPFA me Komandantët e Forcave dhe reparteve u theksua marrja e masave të menjëhershme me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, si dhe u kërkua zbatimi i detyrave të dërguara.

Ngjarja e ndodhur nuk ka cënuar disiplinën, gatishmërinë dhe operacionalitetin e strukturave të FA dhe nuk ka ndikuar në uljen e moralit të personelit ushtarak dhe civil, për të shërbyer me përkushtimin dhe devotshmëri në përmbushje të  misionit dhe detyrave të FA", thuhet në njoftim.

Të fundit