Flash News

E-TJERA

Duel në “Olimpico”, Fiorentina dhe Inter përballen në finalen e Kupës së Italisë

Duel në “Olimpico”, Fiorentina dhe Inter përballen në

Interi dhe Fiorentina përballen ditën e sotme në finalen e Kupës së Italisë, me të dyja skuadrat që kanë pasur luhatje në kampionat, por kanë shkuar përtej pritshmërive në kompeticionet evropiane.

Interi është në finalen e Champions League, ku do të tentojë të bëjë mrekullinë ndaj një super skuadre si Manchester City. Fiorentina nga ana tjetër është në finale të Conference League, ku përballë do ketë West Ham.

Megjithatë deri sa të vijnë ato momente, tani fokusi është tek Kupa e Italisë, që skuadrat do përpiqen ta fitojnë për t’i dhënë një notë pozitive sezonit.

Ndeshja luhet ditën e sotme në stadiumin “Olimpico” të Romës, në orën 21:00.

Të fundit