Flash News

E-TJERA

“Duhen prova”, Doris Pack: Shpallja e Berishës ‘non grata’, vendim politik dhe jo juridik

“Duhen prova”, Doris Pack: Shpallja e Berishës ‘non

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE-së, Doris Pack e ka konsideruar politik dhe jo juridik vendimin e DASH-it për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pack u shpreh se nëse ka prova për korrupsion, institucionet duhet të nisin hetimet.

Por Pack nënvizoi se asnjë politikan nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë.

“Anëtarët e Partisë Demokratike e dinin këtë vendim të DASH-it, por vendosën ta injoronin, është e drejta e tyre ta bëjnë këtë. DASH nuk është agjenci ligjzbatues, por një institucion politik. Vendimet e tij për t’i ndaluar hyrjen dikujt, janë tërësisht politike dhe jo të drejtësisë.

Nëse ka ndonjë provë për korrupsion apo veprime keqbërëse, atëherë institucionet duhet ta hetojnë atë dhe duhet ta sjellin para drejtësisë. Por asnjë person politik nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë dhe t’i thotë se çfarë të bëjë. Jam në kontakt me mikeshën time Albana Vokshi dhe jam në dijeni të asaj që po ndodh”, theksoi ajo.

 

Të fundit