Flash News

E-TJERA

“Duhet me ik jashtë se do më plasin brenda”/ Nëna e Lear Kurtit tregon frikën e të birit: E kishte fobi policinë

“Duhet me ik jashtë se do më plasin brenda”/ Nëna e

Në prononcimin e parë pas humbjes së të birit, Fatmira Mustafa tregon se Laer Kurti e kishte frikë policinë. Ajo tha se i biri kishte parandjenjë që diçka e keqe do t’i ndodhte nga uniformat blu.

Nëna e 32-vjeçarit ka deklaruar për “News 24” se policia e ndalonte shpesh, teksa tregon se para 10 vitesh gjykata e kishte shpallur të pafajshëm në një çështje që kishte.

“Atë e donin të gjithë shokët. Ishte pak nevrik, por shokët ia dinin natyrën dhe e pranonin siç ishte. Leari para 10 vitesh iu mbyll një çështje dhe doli i pafajshëm. I erdhi një letër që duhet të paraqitet në gjyq dhe më tha “duhet me ik jashtë se këta do më plasin brenda”.

I thashë rri i qetë se kemi avokat. Më tha “çfarë jete është këtu, ke frikë të dalësh”. Policinë e kishte fobi, e kanë kapur disa herë edhe me shoqen e tij që kishte. Por e ndjente veten të pastër dhe fliste. Ai ishte i dhunuar”, tha ndër të tjera nëna e 32-vjeçarit.

 

Të fundit