Flash News

E-TJERA

"Duhet të çohem në këmbë", Shano: Do të shkoj në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ka tematika që Bashës as nuk i shkojnë ndërmend

"Duhet të çohem në këmbë", Shano: Do

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano konfirmoi pjesmarrjen në Kuvendit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor. Ai tha për "A2 cnn" se do të shkojë, pasi do të diskutohen tematika të rëndësishme si ndryshimi i statutit dhe kufizimi i mandatit të kryetarit.

Shano shtoi se kufizimi i mandatit të kryetarit është një çështje që Lulzim Bashës as nuk i shkon ndërmend. Gjithashtu bëri me dije se nuk ka firmosur për thirrjen e Kuvendit, por theksoi se 4200 firma janë shumë dhe se duhet "të çohet në këmbë". Dyshimet për ekzistencën e firmave nga PD-ja zyrtare, Shano e konsideroi taktikë politike.

“Unë mendoj që i gjithë ky diskutim për firmat është një taktikë politike, por jo politikë. Shprehja e vullnetit të 4200 njerëzve, unë mendoj që janë më shumë. Unë vetë do të shkoj në datën 11. Unë nuk kam firmosur pasi nuk është projekti im, por mendoj që Berisha me të drejtë apo jo uzurpoi një tematikë që mua më shqetëson.

Basha as nuk i shkon ndërmend. Unë do shkoj atje ku diskutohet për kufizimin e mandatit të kryetarit. Kur dikush më thotë që dikush ka mbledhur 4200 firma duhet të çohem në këmbë. Këta janë demokratë, jo familjarët e Sali Berishës. Berisha me hile pa hile u krijoi një dobi politike që e kanë lypur dhe nuk e kanë marrë. Berisha ka krijuar një dobi politike që demokratët e kapën menjëherë për arsye personale apo jo. Kuvendi ka fuqi të ndryshojë statutin për këtë do të shkoj atje”, u shpreh Shano.

 

Të fundit