Flash News

Ditari i Maxhorancës

Duka kërkoi hapjen e basteve sportive, Kushi: Nuk lejojmë përsëritjen e katrahurës së bixhozit

Duka kërkoi hapjen e basteve sportive, Kushi: Nuk lejojmë

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kërkoi hapjen e basteve sportive duke propozuar që të ardhurat t’i shkojnë sportit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, i është përgjigjur propozimit të Dukës duke thënë se nuk mund të rihapin edhe njëherë katrahurat e sallave të bixhozit apo basteve.

Postimi i plotë:

I kam ndjekur vazhdimisht me shumë vëmendje diskutimet e fundit nga përfaqësues të ndryshëm të komunitetit të sportit në lidhje me çështjen e rihapjes së basteve sportive. Natyrisht që pretendimet e tyre për tregun e zi të basteve nuk janë pa bazë, madje ka pasur edhe operacione policore në këtë drejtim. Por ndërkohë ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë botën, madje edhe në vendet më të zhvilluara, problemi i tregut të zi digjital të basteve sportive është shumë i ndjeshëm.

Ne e përjashtojmë kategorikisht përsëritjen e katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si dhe pasojat negative të këtij fenomeni social në familjet shqiptare, por ndërkohë duam të dëgjojmë më shumë për mundësinë e formalizimit të tregut digjital.

Prandaj nisëm sot një dëgjesë me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, me qëllim që të shkëmbejmë opinionet dhe qëndrimet tona me frymë dialogu e bashkëpunimi edhe për ligjin e sponsorizimeve dhe çështje të tjera që lidhen me sportin.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka treguar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sportit në vend dhe takime të tilla janë të dobishme për të ecur bashkërisht përpara e për të ndërmarrë politika që garantojnë një sport dinjitoz. Në ditët në vijim do të zhvillojmë dëgjesa edhe me përfaqësues të federatave të tjera sportive dhe grupe interesi.

 

Të fundit