Flash News

E-TJERA

Durrës/ Rrëshqitje dherash edhe në Currila, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

Durrës/ Rrëshqitje dherash edhe në Currila, bllokohet aksi

Janë rikthyer sërish rrëshqitjet e dherave në zonën e Kodrës së Currilave në Durrës, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor. Si pasojë e reshjeve të dendura gjatë gjithë natës, mëngjesin e sotëm është bllokuar aksi rrugor që të çon drejt Kallmit.

Sasia e konsiderueshme e dherave dhe inerteve ka rënë përgjatë rrugës, e ka bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve.

Fenomeni i erozionit është shfaqur sërish në mënyrë shqetësuese në këtë zonë problematike, e cila prej kohësh regjistron rrëshqitje të shpeshta dhe bllokime të përsëritura të qarkullimit.

 

Të fundit