Flash News

E-TJERA

Dy kalimtarë u plagosën nga rënia e skelës, arrestohen inxhinieri dhe dy punëtorët në Tiranë

Dy kalimtarë u plagosën nga rënia e skelës, arrestohen

Dy punëtorët dhe inxhinieri i pallatit në ndërtim në zonën e ish-parkut të Autobusëve janë arrestuar pas incidentit të ndodhur dje, ku një pjesë e skelës u rrëzua duke dëmtuar dy kalimtarë.

Ata dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë. Dy punëtorët kanë qenë në skelë në momentin kur u kanë rënë nga duart shufrat metalike dhe elementët e tjerë të ndërtimit.

Inxhinieri i kompanisë Arlis sh.p.k auzohet se nuk ka ndjekur dhe monitoruar punimet për të marra masat e nevojshme për mbrojtjen në punë.

Të plagosur mbetën dy kalimtarë babë e bijë, H. L., 70 vjeç dhe I. Sh., 45 vjeçe. 70-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve në kokë, ndërsa 45-vjeçarja paraqitet në gjendje stabël.

Të fundit