Flash News

E-TJERA

Dy kandidatët ‘kokë më kokë’ për bashkinë e Kavajës

Dy kandidatët ‘kokë më kokë’ për

Në Bashkinë Kavajë vijon numërimi i votave dhe deri tani ka një rezultat të ngushtë votash mes dy kandidatëve për kryebashkiakë.

Fisnik Qosja i “Bashkë Fitojmë” dhe Redjan Krali i Partisë Socialiste garojnë ‘kokë më kokë’ për të marrë drejtimin e bashkisë.

Ndërkohë në avantazh është kandidati i PS-së i cili është 295 vota para deri më tani.

Fisnik Qosja ka siguruar 5094 vota ose 48.6%, ndërsa rivali i tij 5389 ose 51.4%.

Deri tani janë numëruar 46 nga 92 kuti votimi, ndërsa procesi po ecën ngadalë. Të dy kandidatët kanë qëndruar përgjatë gjithë kohës në qendrën e numërimit.  

 

Të fundit