Flash News

E-TJERA

Dy makina dalin nga rruga në by-passin e Fierit, tre të plagosur

Dy makina dalin nga rruga në by-passin e Fierit, tre të plagosur
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotmë në by-passin e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”.

Sipas të dhënave të para, dy makina kanë dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Dy makina dalin nga rruga në by-passin e Fierit, tre të plagosur

“Sot rreth orës 08:45, në by-passin e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit