Flash News

E-TJERA

Dy makina përplasen në aksin Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

Dy makina përplasen në aksin Tepelenë-Krahës, 8 të
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.

Mësohet se dy automjete janë përplasur mes njëra -tjetrën teksa lëviznin në kahe të kundërta.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar lëndimin e tetë personave që ndodheshin në të dy mjetet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku sipas informacionit paraprak nga bluzat e bardha, ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Të fundit