Flash News

E-TJERA

Dy mjete përplasen në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, dy të plagosur

Dy mjete përplasen në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, dy

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.

Policia njofton se dy mjete janë për plasur e si pasojë janë plagosur dy persona. 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. M., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të fundit