Flash News

E-TJERA

Dy ndeshjet e fundit të EURO 2024, ndryshimet në listën e Sylvinhos

Dy ndeshjet e fundit të EURO 2024, ndryshimet në listën e

Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e EURO 2024.

Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën, teksa trajneri i Kombëtares Silvinjo ka thirrur plot 24 lojtarë. Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë.

E vetmja risi e Silvinjos është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve.

Po ashtu, vijon mungesa e Armando Brojës. Një tjetër mungesë është dhe ajo e mbrojtësit Enea Mihaj.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji në transfertën e Moldavisë më datë 17 nëntor, më sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 20 nëntor Kombëtarja do të presë në stadiumin ‘Air Albania’ përfaqësuesen e Ishujve Faroe.

Të fundit