Flash News

E-TJERA

Dy shpërthime me eksploziv në dy biznese në Shkodër, njëri në pronësi të kandidatit të PD në 6 mars

Dy shpërthime me eksploziv në dy biznese në Shkodër,
Foto ilustruese

Dy shpërthime eksplozivi janë dëgjuar gjatë orëve të vota të natës në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave të para nga policia, shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02.20 dhe pas 10 minutash një tjetër, të vendosur në dy biznese, njëri pranë prefekturës dhe tjetri në vendin e quajtur “rruga e gjere”.

Nuk ka të të lënduar por vetëm dëme materiale. Vlen të theksohet se njëri nga bizneset është në pronësi të ish kandidatit të PD për kryetar bashkie të Shkodrës, në zgjedhjet e 6 marsit Xhemal Bushati.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen " Kongresi i Permetit" si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto", është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

 

Të fundit