Flash News

E-TJERA

Dy të mitur aksidentohen nga makina në Dibër

Dy të mitur aksidentohen nga makina në Dibër

Dy të mitur janë aksidentuar nga makina në Dibër, në ngjarje të ndryshme.

"Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.

Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit