Flash News

E-TJERA

Dy të plagosur nga rënia e ashensorit në QSUT, procedohen tekniku dhe administratori

Dy të plagosur nga rënia e ashensorit në QSUT, procedohen tekniku

Procedohen penalisht dy persona pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme ne QSUT, ku një paciente dhe një infermier u plagosën nga shkëputja e ashensorit.

Sipas policisë, janë proceduar administratori i firmës së ashensorëve dhe tekniku i ashensorit, pasi akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

– Ermal Braja 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;

– Ardian Sulollari, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Të fundit