Flash News

E-TJERA

"Dyshime për çmime monopol dhe të dakordësuara", Denar Bibës i kërkohet të nisë hetimin për shtrenjtimin e naftës

"Dyshime për çmime monopol dhe të dakordësuara",

Kreut të Autoritetit të Konkurencës Denar Bibës i është kërkuar të nisë menjëherë verifikimet dhe hetimet ndaj kompanive të importimit të hidrokarbureve, pas rritjes rekord që kanë pësuar çmimet.

Këto të fundit janë dyfishuar vetëm në pak ditë. Qendra ALERT, që ka në fokus mbrojtjen e konsumatorit thotë se rritja e çmimeve në mënyrë urgjente dhe të sinkrnizuar ngre dyshime për çmime monopol, të dakordësuara mes palëve.

Në letrën drejtuar Debar Bibës, kërkohet:

1- Hetimin e menjëhershëm nga Autoriteti i Komkurencës dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e varësisë (Tatimet) për arsyet e menjëhershme të rritjes së çmimeve të karburanteve me mesatarisht 32 lek për litër brenda një nate.

2- Hetimin dhe verifikimin e sasive të karburanteve të importuara që nga dita e parë e fillimit të luftës në Ukrainë deri më 3 mars 2022, sasitë rezervë që kanë pasur importuesit deri ditën e fillimit të luftës, si dhe ndryshimin e çmimeve në bursë të po këtyre ditëve.

Nga vëzhgimi i bërë, rezulton që në bursat ndërkombëtare nuk ka pasur rritje të ndjeshme të çmimit të karburanteve. Nisur nga kjo, ALERT ngre pyetje për rezervat e kompanive dhe nëse niveli i rritjes së çmimit është i justifikueshëm. 

"Sa tonë naftë është rezerva e importusve në Shqipëri dhe është shtrirja në kohë e kapacitetit të tyre, me konsumin aktual të Shqipërisë?

Sa litra kishin gjendje kompanitë tona më 24 shkurt, kur nisi lufta në Ukrainë dhe sa litra kanë importuar nga ajo datë e deri më 4 mars 2022 dhe me çfar çimi në bursë e kanë blerë (deklaratat doganoire)? Pa harruar se që nga momenti i porosisë në X shtet, sa ka zgjatur udhëtimi i anijeve cisterna??!!

Sa litra naftë janë përzier në depozitat e tyre, e shtrenjta ditëve të fundit dhe më e lirë para 24 shkurtit e sa del mesatarja? Sa është ndryshimi në pikat e tregtimit me pakicë nga 24 shkurt deri më 4 mars 2022?  Sa është ndryshimi dhe a është i justifikueshëm, nga 4 marsi në 5 mars 2022, prej 32 lekësh? "-thuhet në letrën drejtuar Bibës.

 

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit