Flash News

E-TJERA

Dyshohet për një rast me variantin Delta në Shqipëri, erdhi nga Britania

Dyshohet për një rast me variantin Delta në Shqipëri, erdhi

Dyshimet se varianti Delta është shfaqur në Shqipëri janë rritur. Sipas "A2 cnn", një person dyshohet se është infektuar me variantin Delta, që është shfaqur për herë të parë në Indi.

Ky qytetar ka ardhur ditët e fundit në vendin tonë nga Britania dhe ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit Delta.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë rast. MSH ka bërë me dije se ka sinjale të forta që varianti Delta i Covid-19 ka mbërritur në Shqipëri dhe ka dërguar disa mostra në një laborator në Gjermani për t'i verifikuar.

Të fundit