Flash News

E-TJERA

Dyshohet se abuzoi me tenderat, kryebashkiaku i Gramshit përfundon në Prokurori

Dyshohet se abuzoi me tenderat, kryebashkiaku i Gramshit përfundon në
Foto Ilustruese

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, ka qenë këtë të premte për tre orë në Prokurori, pas dyshimeve se abuzoi me tenderat.

Taçe është marrë në pyetje nga dy prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Mendohet se, thirrja e kryebashkiakut nga organi i akuzës është bërë pas një hetimi të nisur mbi procedurat abuzive dhe kryerjes së korrupsionit në tendera dhe prokurime.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj kërkesë të Prokurorisë, ndërkaq mësohet se së bashku me Taçen janë thërritur për të dëshmuar edhe disa persona të tjerë.

Të fundit