Flash News

E-TJERA

"Dyshohet se janë 4 raste me variantin e ri në Elbasan", epidemiologu: Më pak se 10% e popullatës e infektuar

"Dyshohet se janë 4 raste me variantin e ri në Elbasan",

Në një lidhje Skype për “Wake Up” në Top Channel, Erand Llanaj, epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në Akademinë e Shkencave Hungari, bëri të ditur se në Shqipëri ka më pak se 10% të popullatës të infektuar me Covid-19.

Ai gjithashtu tha se nga informacionet që ka, janë evidentuar 4 raste me variantin e ri të Covid në Elbasan, ndërsa shtoi se imuniteti i tufës arrihet nëpërmjet vaksinimit dhe jo infektimit.

“Nga informacionet që unë kam, ka dyshime se janë 3-4 raste, më duket në Elbasan. Virusi nuk ka ndryshuar mënyrën e ndërveprimit me organizmin apo imunitetin tonë për momentin. Që të arrijmë imunitetin e tufës duhet 67-70 për qind e popullatës të infektohet. Ne kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar dhe e kemi vënë sistemin shëndetësor dhe ekonominë në një streçim të jashtëzakonshëm.

Imagjino sikur të kishim 70% të popullatës në Shqipëri, 1.4 mln banorë të infektuar sot, e kuptoni çfarë katastrofe shëndetësore do të ishte. Nuk është arritur kurrë një imunitet tufe nëpërmjet infektimit natyral, vetëm nëpërmjet vaksinimit ka ndodhur”, tha Llanaj.

Të fundit