Flash News

E-TJERA

Dyshohet se përfundoi në lumin Seman, identifikohet drejtuesi i mjetit

Dyshohet se përfundoi në lumin Seman, identifikohet drejtuesi i mjetit

Është identifikuar drejtuesi i mjetit që dyshohet të jetë përplasur me parmakët e hekurt të Urës së Mbrostarit dhe të ketë përfunduar në lumin Seman.

Policia njofton se drejtuei i mjetit është identifikuar si M. L 26 vjeç. Sipas informacionit, automjeti është marrë me qera nga 26-vjeçari, i cili është kontaktuar në telefon, pork y i fundit del i fikur.

Aktualisht, pritet ndërhyrja e polumbarëve për të bërë kontrolle në zonë.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Mbrostarit", janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim. 

 

Të fundit