Flash News

E-TJERA

Dyshohet se vranë bashkatdhetarin, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Dyshohet se vranë bashkatdhetarin, arrestohen 2 shqiptarë në

Albert Deda është 24-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vrarë të dielën në Padova të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 2 shqiptarë të moshës 19 dhe 24 vjeç.

24-vjeçari Albert Deda mbeti i vrarë rreth orës 14:00 të ditës së djeshme në lagjen Forcellini di Padova, pas një sherri të ndodhur mes një grupi shqiptarësh. Të plagosur rëndë mbetën edhe dy shqiptarë të tjerë, të moshës 26 dhe 28 vjeç.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, megjithatë nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Të fundit