Flash News

E-TJERA

Dyshohet se vranë Fatbardh Licin, Bajrat dhe Asmer Bilali dalin të hënë para gjykatës

Dyshohet se vranë Fatbardh Licin, Bajrat dhe Asmer Bilali dalin të

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të dalin para Gjykatës së Posaçme më 24 shkurt, në orën 08:30.

Ata do të njihen me masën e sigurisë.

Të tre dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. 

SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit.

Në njoftimin e prokurorisë thuhej se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana.

Të fundit