Flash News

E-TJERA

E afërmja rrëfen për krimin e dyfishtë në Roskovec: Dëgjuam ulërima dhe thashë mos po e rrihnin...

E afërmja rrëfen për krimin e dyfishtë në Roskovec:

Një nga të afërmet dhe banoret e fshatit Kuman në Roskovec, ku ndodhi krimi i dyfishtë në familje, vrasje-vetëvrasje, ka rrëfyer orët e fundit të çiftit Rrapaj.

Ajo e cilësoi një tragjedi të madhe, sidomos për 75-vjeçaren Dashuri Rrapaj, për të cilën tha se “ishte zonjë grua”.

Natasha Vrapi rrëfen se çifti ishin njerëz të mirë që kishin ardhur në Kuman 25 vite më parë dhe ishin prindër të 9 fëmijëve.

Ajo shpjegoi se herën e fundit që Dashuri Rrapaj i kishte shkuar te lokali për kafe, i kishte thënë se burrin e kishte pa qejf, ndërsa qante shpesh për vajzën e madhe që rrinte në Greqi.

Së fundmi në fshat i ishte kthyer një nga djemtë nga Greqia për të qëndruar me ta, kurse ditën e krimit, (dje, 24 mars), kur po kthehej nga ullinjtë me bashkëshortin e saj, Natasha tregoi se kishte dëgjuar ulërima dhe mendoi mos po rriheshin, duke i kërkuar të shoqit që t’i ndanin.

“Kanë qenë njerëz të mirë, nuk e di se nga i erdhi. 25 vite më parë kanë marrë truallin e burrit tim për shtëpi dhe kishim hyrje e dalje. Vinte te unë, pinin kafe në lokal. Herën e fundit që erdhi te mua më tha pak do rri se kam burrin sëmurë, nuk e di se nga i erdhi pastaj. Djalin nuk e di se unë rri në punë gjithë ditën, Arjan e quajnë. Të gjithë fëmijët i ka në emigrim, një djalë në Angli, të tjerët në Greqi, 3 vajzat në Greqi, një djalë kishte këtu vetëm, në shtëpi. Qante për vajzën e madhe shpesh se e kishte pa fëmijë. Djalin kohët e fundit e kam parë këtu, ka qenë këtu, se rrinte në Greqi”, rrëfeu ajo.

E pyetur për shkaqet e mundshme të krimit dhe rrethanat, ajo tha se nuk e dinte, por ndoshta Dashuria ishte hedhur për të mbrojtur të birin pas ndonjë konflikti të tij me të atin 80-vjeçar, Shefitin.

“Nuk e di, por ndoshta është hedhur për djalin se çdo nënë për fëmijën bëhet copa, nuk e di”, tha ajo.

Kurse për përgatitjet mortore, shtoi se në banesë ndodheshin vetëm njerëzit e Dashurisë, pasi trupi i Shefitit ishte ende në morg.

“Vetëm trupi i Dashurisë është këtu, kurse Shefiti është në morg. Djemtë e kanë lënë atje, ndoshta derisa të qetësohen. Këtu janë vetëm njerëzit e Dashurisë, motrat, mbesat, nipërit, ajo ishte nga Allambresi i Beratit”, tha banorja.

Në fund ajo tregoi edhe një detaj nga skena e krimit, teksa kthehej nga tokat me bashkëshortin, ku dëgjoi ulërima në familjen Rrapaj.

“Unë dje, të them të drejtën, kisha pak tokë andej vajta pashë ullinjtë. Dhe kur u ktheva dëgjova ulërima dhe thashë mos kishin pirë dhe e rrihnin dhe i thashë burrit të qëndrojmë një çikë dhe t’i ndajmë, por kur e mora vesh kam qarë, kam qarë për atë gruan se ishte zonjë (përlotet)”, rrëfeu Natasha.

Të fundit