Flash News

E-TJERA

E dhunonte! Gruaja shqiptare paguan 2 vrasës për të ekzekutuar burrin

E dhunonte! Gruaja shqiptare paguan 2 vrasës për të ekzekutuar

Dhjetorin që lamë pas në Rocca Priora të Italisë u regjistrua një ngjarje e rëndë, shqiptari Petrit Caka u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona në banesën e tij. Porositësja e atentatit ishte vetë gruaja e të ndjerit.

Sipas policisë italiane ishte bashkëshortja e Cakës e cila kishte porositur 2 vrasës me pagesë për t’a vrarë atë ,

Gruaja ishte viktimë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti dhe e kishte parë si të vetmen rrugë zgjedhje heqjen qafe të tij. Ajo i kishte kërkuar të vëllait ti gjente vrasës me pagesë të cilët i morën nga Shqipëria për të kryer aktin e rëndë.

Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen.

Menjëherë pasi shqiptari ka ndërruar jetë në banesë është shfaqur bashkëshortja e cila ka nisur edhe ajo rolin e saj duke u hequr se dikush i kishte vrarë burrin gjatë një grabitjeje në shtëpi.

Ajo njoftoi policinë në lidhje me ngjarjen të cilët karabinierët gjetën gjurmët e vrasësve dhe mundën të identifikonin mjetin e përdorur dhe rrugët e përshkuara prej tyre atë ditë.

Nga këto hetime në pranga u vu edhe bashkëshortja e cila mendoi planin e rëndë e fatal për burrin e saj.

Të fundit