Flash News

E-TJERA

E drejta e qytetarëve me Covid-19 për të votuar, Gerta Meta: Realizohet, por ka mungesë vullneti nga partitë

E drejta e qytetarëve me Covid-19 për të votuar, Gerta Meta:
E drejta e qytetarëve me Covid-19 për të votuar, Gerta Meta: Realizohet, por ka mungesë vullneti nga partitë

Kryeministri Edi Rama tha se personat e infektuar me Covid-19 nuk do të kenë mundësi të votojnë më 25 prill. Drejtuesja ekzekutive e Shoqatës për Kulturën Demokratike, Gerta Meta tha se në vendet e rajonit kjo e drejtë është realizuar

Teksa solli si shembull zgjedhjet e fundit në Kosovë, RMV apo Malin e Zi, Meta tha për "Euronews Albania" se votimi i të sëmurëve me Covid është një proces plotësisht i realizueshëm, nëse do të kishte vullnet politik.

Ajo u ndal edhe te vonesat në përcaktimin se si do të jetë formati i fletës së votimit.

“Vonesat me përcaktimin e llojit të fletës së votimit do të sjellin shumë konfuzion. Zgjedhja e kandidatit ka një kosto për procesion, sepse nëse nuk zgjedh subjektin mund të kemi shumë fleta votimi të pavlefshme. Këto do ta ngatërrojnë procesin sidomos pas numërimit të votave.

Për ta lehtësuar si proces, është mirë që partitë politike ta dakordësojnë fletën e votimit dhe të nisë prezantimi tek votuesi, që ta kuptojnë teknikisht si do të votojë”, tha Meta.

Të fundit