Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Atentate, ekzekutime, krime pasioni e autorë ‘misterioz’/ 2021-shi në kuadrin e vrasjeve më të bujshme

Ngjarjet kriminale në Shqipëri janë një fenomen që prek jo pak shoqërinë. Nga atentatet më të bujshme tek ekzekutimet e ‘bosave’ të drogës dhe krimet e pasionit, 2021-shi ishte një vit që shënoi afro mbi 30 vrasje në 12 muaj. Muaji Maj kulmoi me 7 vrasje, 5 prej të cilave atentate dhe viktimat njerëz të lidhur me botën e krimit dhe trafikut të drogës. Viti 2021 do të njihet edhe si viti i errët për gratë dhe vajzat. Rastet ku bashkëshortët ekzekutuan partneren apo ish-partneren,ose vëllai motrën, ishin të shumta.
Vladimir Zvezda
Viti i ri 2021 nisi me një ngjarje të rëndë. Festa e ndërrimit të viteve do të kthehej në një tragjedi për familjen e Vladimir Zvezdës. Klajdi Shundi vendosi të inaguronte shtëpinë e tij të re te zona e “5 Majit”, duke festuar natën e ndërrimit të viteve, bashkë me motrën, kunatin dhe dy mbesat. Një debat nisi mes Vladimir Zvezdës dhe bashkëshortes së tij, motrës së Shundit, teksa ishin duke u larguar. Ka qenë mbesa e madhe që ka njoftuar Shkundin përmes telefonit duke i thënë “daja, mami e babi po zihen, eja të lutem.” Kaq ka mjaftuar që Klajdi Shundi të niset me thikë në dorë dhe të godasë Zvezdën. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mbijetuar dot. Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 31-vjeçarin Klajdi Shundi.
Behar Sofia

I njohur si ‘padrino i drogës’, Behar Sofia u ekzekutua përgjatë lumit Lana përballë Piramidës, teksa ishte duke shëtitur pasi kishte konsumuar kafen e mëngjesit. 66-vjeçari me tre emra: Behar Sofia, Behar Seferi dhe Fatmir Sofia, kishte lidhje të ngushta me ‘bosin’ e heroinës Abdulselam Turgut, i arrestuar në Turqi në vitin 1998.
Sofia u qëllua me armë me silenciator në afërsi të Piramidës, jo shumë larg banesës së tij. 66-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë, por pavarësisht se u dërgua në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore, ndërroi jetë. Atentatori i Sofisë, Ernejt Shyti 24 vjeç, në dëshminë e tij para policisë, deklaroi se e kishte ndjekur prej ditësh viktimën me foto në dorë. Në momentin e ekzekutimit, autori ka qenë në lëvizje. Pasi ka qëlluar drejt Sofisë, ka vrapuar për disa metra drejt Lanës dhe më pas është larguar e biçikletë. Bashkë me Shytin, pjesë e grupit kriminal ishin edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç. Autori pohoi se iu ishin premtuar 50 mijë euro shpërblim në rast se ekzekutohej Behar Sofia. Shyti bashkë me tre bashkëpunëtorët e tij u lanë në qeli.
Tauland Beqiraj
31-vjeçari me tre mbiemra, Tauland Beqiraj (Manaj, Gjikaj), u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e 3 marsit, në rrugën Transballkanike në Vlorë. Beiqraj u qëllua nga dy persona të pamaskuar, të veshur me të zeza të cilët zbritën nga një mjet me xhama të zinj tip ‘Ford’. Një tjetër i priste atentatorët në makinë. Vetëm pak minuta pas vrasjes, është vënë në pranga një nga autorët e dyshuar, Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç. Jonuzi u arrestua te Pylli i Sodës ku policia sekuestroi edhe mjetin tip ‘Ford’ në të cilin ishte fshehur arma e krimit, sediljen e pasme të mjetit. Policia identifikoi edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të Jonuzit në vrasjen e Beqirajt, Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabrani. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici një muaj më vonë.
Pjerin Xhuvani

Ngjarja që tronditi më shumë opinionin publik ishte vrasja e Pjerin Xhuvanit, aktivist i Partisë Socialiste, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Xhuvani mbeti i vrarë pas një konflikti me armë në lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Nga përplasja me armë zjarri mbetën të plagosur edhe katër të tjerë, mes të cilëve edhe Xhensila Sota e cila ndërhyri për të parandaluar konfliktin.
Policia vuri në pranga ish-efektivin e Forcave Speciale, Arbër Papleka, si autorin kryesor të dyshuar në ngjarje, i raportuar si i angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Demokratike. Xhuvani ishte denoncuar më herët nga PD-ja si një nga personat kyç në konfliktin e 14 Marsit në qendër të Elbasanit, mes militantëve të PS-së dhe të PD-së, ndërsa qyteti vizitohej nga Rama dhe Basha.
Vetëm pak minuta, në vendin e ngjarjes mbërriti drejtuesi i fushatës elektorale të PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi, i cili hodhi akuza mbi Taulant Ballën, teksa nënvizoi se në vendin e ngjarjes ishte një makinë e mbushur me para dhe karta identiteti. Nga ana tjetër, vetë Taulant Balla akuzoi Bardhin se kishte sjellë grupe paramilitante në Elbasan. Për vrasjen e Xhuvanit, gjykata e Elbasanit la në burg ish-efektivin e Forcave Speciale Arbër Paplekaj, ndërsa vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 9 anëtarët e tjerë e grupit të armatosur.
Bledar Birçaj
Një atentat i mirëorganizuar në mes të ditës, aq sa ngjarja mbeti pa autorë. Bledar Birçaj u ekzekutua mesditën e 10 maji në vendin e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’. Mbi automjetin e tij tip “BMW” u qëllua mbi 7 herë duke e lënë Birçajn të vdekur në vend. Në makinë me të ishte edhe oficeri i policisë së Antidrogës, Granit Deromema, i cili u shkarkua më vonë nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit asokohe, Ardi Veliu.
Në po të njëjtën datë, pak para mesnate, ‘ruleta ruse’ i mori jetën 27-vjeçarit Mehmet Qema. Grupi i të rinjve ishte mbledhur në lokalin e Marjus Demës, autorit të vrasjes, mik i viktimës. Ata ishin konsumuar alkool, kur kishin vendosur të luanin lojën e famshme ‘ruleta ruse’. Dema qëlloi në drejtim të shokut të tij duke e lënë të plagosur rëndë. Mehmet Qema u dërgua në spital, por plagët e rënda bënë që të ndërronte jetë. Fillimisht, Dema dëshmoi se nuk e dinte që arma ishte e vërtetë, ndërsa më pas u provua se aram i përkite autorit, i cili e posedonte prej muajsh pa leje. Gjykata e Apelit vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Marjus Demën. Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi iu caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa për Erlin Peka, Blerim Hoti, Eder Pjetra dhe Marjus Halilin masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kudret Saliaj
U ekzekutua nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari në bashkëpunim me vajzën dhe bashkëshorten e e Kudretit, Dhurata Saliajn. Ngjarja ndodhi 10 minuta para seancës gjyqësore për ndarjen e çiftit. Viktima Kudret Saliaj ishte ulur në një kafe afër gjykatës bashkë me avokatin Adriatik Camaj. Mexhit Picari i cili ndodhej pranë tyre bashkë me Dhurata Saliajn, është ngritur duke u shkuar drejt tavolinës së Kudret Saliajt, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 8 herë mbi Kudret Saliajn. 5 plumba i mori Saliaj dhe me një tjetër mbeti i plagosur avokati Cama. Policia e arrestoi autorin e ngjarjes në shtëpinë e Dhurata Saliaj, e cila bashkëpunoi me të atin për të vrarë bashkëshortin.
Tragjedia me 4 të vrarë në Velipojë
Konflikti për disa metra katror në plazhin e Velipojës ka përfunduar në një tragjedi me 4 të vrarë dhe dy të plagosur. Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç mbetën të vrarë. Në mesin e viktimave, ajo çka preku më shumë, ishte historia e 20-vjeçarit, Musaen Zeneli, i cili sapo kishte filluar punë si kamerier në hotelin Gocaj. Elmilind Dyli, vetëm 17 vjeç, dhe vëllai i Kujtim Ferracakut, Hasan Ferracaku 54 vjeç, mbetën të plagosur. Kujtim Ferracaku është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ku punonte edhe 20-vjeçari që mbeti i vrarë. Bizneset e tyre ndodheshin 50 metra larg njëri-tjetrit dhe dyshohet se palët janë konfliktuar fillimisht për shezlongët, derisa konflikti degradoi në tragjedi.
Xhuliano Bullari

Xhuliano Bullari, 25 vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri në një makinë në fshatin Babicë të Vlorës. I riu nga Elbasani u qëllua me tre plumba, por njëri e ka kapur në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori i dyshuar i vrasjes, Bledar Selmanaj, u arrestua në bllok, teksa armën e vrasjes e ka fshehur në oborrin e banesës. Dyshja ishte nisur drejt Vlorës për të sqaruar disa çështje të mbetura pezull lidhur me trafikun e drogës, teksa mësohet se konflikti ka nisur për shkak të një borxhi që Bullari i kishte Selmanajt.
Saimir Hoxha

Nënkomisari Saimir Hoxha bashkë me tre efektivë të tjerë ishin duke monitoruar zonat e evidentuara ku kultivohej lëndë narkotike. Rrugës Hoxha dhe efektivët kanë parë një makinë të ndaluar, brenda së cilës ndodhej i riu Aldi Rama me dy shokët e tij. Kur Hoxha i kërkoi mjetet e identifikimit, dy të rinjtë e tjerë i dorëzuan ndërsa Aldi Rama qëlloi mbi nënkomisarin duke e lënë të vdekur. Rama u largua me shpejtësi duke u fshehur në zonën e kënetës në Lagunën Vaun. Pas disa orësh negociata me policinë, Aldi Rama qëlloi veten dhe u dërgua me urgjencë drejt Traumës, ku ndërroi jetë të nesërmen për shkak të plagëve të marra. Gjykata e Apelit la në burg të shokët e Aldi Ramës.
Atentati i dyfishtë në Astir

Mbrëmjen e 13 Nëntorit, një atentat i dyfishtë tronditi zonën e Astirit. Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, u ekzekutuan me breshëri armësh nga persona ende të paidentifikuar. Atentatorët i zunë në pritë Mihasin dhe Dumanin, teksa ishin duke pritur semaforin në mjetin e tyre tip “Audi” në pronësi të Mihasit. Të dy personat ndërruan jetë në vend. Pak minuta pas ngjarjes, u gjet e djegur një mjet tip “Toyota” në Thumanë, që i përkiste atentatorëve.
Krimi në familje
Për Liljana Buzon, nënë e tre fëmijëve, martesa që po tentonte të mbyllte, ka përfunduar në një tragjedi. Bashkëshorti i saj, ish-efektivi i policisë Koço Buzo, nuk u paraqit në seancën gjyqësore dhe po e priste Liljanën jashtë Gjykatës së Elbasanit, me thikë dhe kallashnikov në dorë. Koço Buzo është afruar dhe e ka qëlluar bashkëshorten fillimisht me thikë, e më pas me breshëri kallashnikovi 7 herë.
Diana Vukaj

Kishte vetëm 4 ditë që kishte ardhur nga Gjermania në Shkodër për t’i blerë vëllait mobilie të reja për shtëpinë. Fabian Vukaj e ekzekutoi motrën e tij 58-vjeçare me pistoletë me silenciator dhe e mbajti të vdekur për tre ditë në shtëpi. Denoncimin për zhdukjen e Diana Vukajt, e bëri mikja e saj e ngushtë e cila prej tre ditësh kishte humbur kontaktet me të. Policia gjeti trupin e pajetë të Dianës dhe pranë saj Fabian Vukaj, i rrethuar me 8 shishe birre 1 litra, që autori i ka konsumuar para dhe pas vrasjes së të motrës.
Sabrina Bengaj

Mbrëmjen e 10 shtatorit, Sabrina Bengaj sapo ishte kthyer nga puna dhe po konsumonte darkën në shtëpinë e prindërve të saj. Mjaftuan vetëm disa sekonda që Elton Meta të hynte me forcë në banesë dhe të ekzekutonte me armë zjarri ish-bashkëshorten. Sabrina kishte një urdhër mbrojtje ndaj Elton Metës, lëshuar nga gjykata, pasi një vit më parë autori i krimi kishte mbajtur peng për 5 orë gruan dhe vjehrrit. Vrasja e Sabrinës ngjalli reagime edhe nga opinioni publik. Në Tiarën u organizuan protesta për të ndërgjegjësuar që t’i thuhet ‘JO’ një rasti të ngjashëm si Sabrina.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38