Flash News

E-TJERA

E ekzekutoi me 20 plumba, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Kuçovë: Më kërcënoi! S’i kisha borxhe, ia likuidova me mish derri

E ekzekutoi me 20 plumba, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në
Foto Ilustruese

Zbardhet e plotë dëshmia e plotë e Vangjel Polovinës, autori i vrasjes së djeshme në Kuçovë. Polovina ka pranuar vrasjen, duke thënë se kishte shkrepur ndaj viktimës 1 karikator të kallashnikovit, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se, 44-vjeçari vrau me armë zjarri Ajet Guneli, duke e qëlluar atë në trup me 20 plumba, çka i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun e spitalit. Mësohet se ceremonia mortore do të mbahet ditën e nesërme, në orën 11:00.

“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Anglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim.

U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri. Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysmë qira. Unë mendova se u likujduam por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes.

Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha; “do të vras, do të heq qafe”. Në këtë moment,kam hipur në mjetin tim furgon dhe në sedilen e pasagjerit vendosa kallashnikovin.

Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi dhe më pas u largova me furgon nga vendngjarja”, ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i krimit, 41-vjeçari Vangjel Polovina.

Të fundit