Flash News

E-TJERA

E ëma e Xhino Koçës: Arsyeja e vetvrasjes është neglizhenca e mjekëve në 48 orët e fundit, ishte i shëndetshëm

E ëma e Xhino Koçës: Arsyeja e vetvrasjes është

E ëma e Xhinos, të riut që u vetëvra duke u hedhur nga Sanatoriumi, tha për "Open" se arsyeja që e shtyu Xhinon në këtë akt ekstrem, ka qenë vetëm neglizhenca dhe mospërfillja e mjekëve në 48 orët e fundit.

“Neglizhencë dhe mospërfillje e gjendjes së Xhinos nga stafi spitalor në 48 orët e fundit. Nuk e kam nga dhimbja këtë që po them. Arrij në këtë përfundim se i kam të shkruara në Ëhatsapp që nga çasti që është shtruar deri në fund.

Unë jam vajzë mjeku dhe e di mirë që dhe një mjek i thjeshtë mund të lexojë frikën dhe ankthin dhe te bebja e syrit. Bëhet fjalë për një djalë 29-vjeç, një djalë që nuk pi alkool, nuk pi cigare, që ushqehet shëndetshëm. Bënte dhe palestër për t’u tonifikuar.

Përjashtoj në mënyrë absolute, sepse Xhino ishte një fëmijë i lumtur, i shkolluar, që me datë 7 maj me buxhetin e tij do shkonte në Kanada për master,” tha Lira Koço.

Ajo shtoi se  shërbimi psikologjik për pacientët me koronavirus ka qenë i nevojshëm.

"Është neglizhuar shërbimi psikologjik. Përderisa janë tre raste do të thotë kanë pasur nevojë. Nëse nuk merren masa do bëhen katër dhe pesë. Askush nuk është imun ndaj tragjedive të tilla. Le të vlejnë këto raste që mos ti ndodhin më askujt", tha Lira Koça.

Të fundit