Flash News

E-TJERA

‘E gjithë familja me PS’/ Gazetari tregon si e arrestuan studentin 19-vjeçar gjatë protestës

‘E gjithë familja me PS’/ Gazetari tregon si e arrestuan

Të tjera detaje kanë dalë pas dhunimit nga ana e policisë të protestuesve, në protestën kombëtare të opozitës, mbajtur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ më 24 janar.

Gazetari Isa Myzyraj përmes një statusi në Facebook, ka publikuar detaje nga procesi i marrjes në pyetje në Komisariatin Nr.2, Tiranë, të një studenti 19-vjeçar në protestën e së shtunës.

Myzyraj konfirmon se dëshmia e studentit mbi marrjen në pyetje nga ana e efektivëve të Komisariatit 2 në kryeqytet, është e vërtetë

Statusi

Shtetasi X, 19-vjeç, i arrestuar. Data: 24.01.2026

Procesi i marrjes në pyetje në Komisariatin nr.2, Tiranë.

Policia: Djalosh, pse po gjuaje ndaj policisë.

X: Më arrestuan para parlamentit, as nuk e mora vesh pse. Në fakt unë jam socialist, gjyshi im ka qenë themelues i PS në Pukë. Babin e kam kryetar të organizatës Socialiste, vetë jam socialist.

Polici: Po çfarë doje në protestë.

X: Me thënë të drejtën unë po pija kafe tek 9-katëshet. Po ikja rrugës për në Qytet Studenti ku jetoj. As nuk e mora vesh pse u arrestova.

Polici: Në fakt ti je shoqëruar në Polici, në prani të avokatit po të komunikoj masën e arrestit.

X: Ok, ju e dini!

P.s: DEKLARATA është e vërtetë!

Të fundit