Flash News

E-TJERA

E hëna nis me reshje, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

E hëna nis me reshje, njihuni me parashikimin e motit për

Pritet një tjetër javë me reshje shiu e dëbore për vendin tonë, por nuk do të mungojnë dhe ditët me diell. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e hënë, moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu, që do të kenë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore mbi 300 metra parashikohen reshje dëbore. Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë në vend edhe gjatë ditës së martë.  

Ndërsa të mërkurën dhe relativisht gjatë ditës së enjte do të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike, sipas SHMU-së.

Të mërkurën dhe pjesën e parë të ditës së enjte parashikohen me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Pasditen e së enjtes do të rikthehen reshjet që do të vijojnë dhe të premten.

Java mbyllet me vranësira të dendura shoqëruar me shira të vazhueshëm, ndërsa në zonën e Alpeve do të ketë reshje të dendura dëbore.

E hëna nis me reshje, njihuni me parashikimin e motit për

Të fundit