Flash News

E-TJERA

E humbur në Karaburun gjendet pas orësh kërkime turistja austriake

E humbur në Karaburun gjendet pas orësh kërkime turistja

Forcat e Policisë së Vlorës kanë arritur të gjejnë turisten austriake, e cila kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit.

Pas disa orësh kërkime intensive, 45-vjeçarja u gjet në zonën midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Anglezit.

Sipas autoriteteve, turistja ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Pas gjetjes, ajo u shoqërua me gomonen e policisë drejt qytetit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore dhe do të merret në pyetje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Policia e Vlorës ka falënderuar ekipet e kërkimit për përpjekjet dhe gatishmërinë në këtë operacion të suksesshëm.

Të fundit