Flash News

E-TJERA

E ironizoi në fushatë, Kaçaj i përgjigjet Ramës: E mirëkuptoj se është nën efektin e pluhurave

E ironizoi në fushatë, Kaçaj i përgjigjet Ramës: E

Ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, kur ky i fundit e ironizoi dhe tha se kishte ndërhyrë për t’u rikthyer sërish në PS.

Kaçaj tha në News 24, se e mirëkupton kryeministrin se ndryshe deklaronte në 2011 e ndryshe tani, sepse sipas tij është nën efektin e ‘pluhurit’.

“Unë në 2011 isha përfaqësues i PDK dhe ishim në koalicion me PS. U bëra kryetar i Shëngjinit me mbështetjen e të gjitha palëve, edhe të demokratëve. Kam treguar se jam një drejtues i aftë. Kryeministrin e mirëkuptoj, nuk është ai që ka qenë në 2011. Ai sheh ëndrra me sy hapur ose është nën efektet e pluhurave që përdor. Nuk është e vërtetë që e kam telefonuar. Të gjitha çfarë thotë janë gënjeshtra”, tha Kaçaj.

I pyetur se pse u kris marrëdhënia mes tyre, Kaçaj tha se Ramën e ka kapur paniku i humbjes dhe se Lezhën e ka të humbur 3-0.

“Atë e ka kapur paniku i humbjes. Ai do ta humbasë Lezhën me rezultatin 3-0. Ai do ta humbasë Kurbinin, do të humbasë Lezhën. Pjerin Ndreu nuk është kryetar i bashkisë së Lezhës, nuk është votuar. Ai mori vetëm 6%. Ne do fitojmë edhe në Mirditë. Rama e ka parë këtë që po ndodh dhe e ka kapur paniku. Edhe deklarata që bëri është në panik e sipër. Del në Qarkun e Lezhës dhe vetëm gënjen. Thërret administratën në miting dhe në fund u thotë “iu hëngsha zemrën”. Një turp i madh. Ai e urren Lezhën”, deklaroi Kaçaj.

Të fundit