Flash News

E-TJERA

E mbani mend modelen në këngën e Ardit Gjebreas ‘Makina e memories’? Sot është shkencëtare në Amerikë

E mbani mend modelen në këngën e Ardit Gjebreas ‘Makina e

Ajo është ndër vajzat e para që pas ’90-ës performoi në video-klipet e këngëve, aq shumë të dëgjuara për shqiptarët.

Fatjona Lubonja, është njëra prej tyre dhe është vajza bionde, figurante në klipin e këngë së Ardit Gjebreas ‘Makina e memories’.

Në atë kohë adoleshente, sot ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, larg botës së televizionit dhe shumë larg Shqipërisë. 

Lubonja është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA në New Jersey.  Në emisionin Rudina në Tv Klan ajo ka treguar më shumë për jetën e saj.

Fatjona Lubonja: Më erdhi shumë për të qeshur sepse unë kam vite pa e dëgjuar “Makina e Memories” më është bërë një memorie dhe për mua. Shumë njerëz më thonë si ke ndryshuar kaq shumë nga video? Njerëzit ndryshojnë në jetë dhe kjo është pikërisht ajo që kam studiuar. Unë kam studiuar për Pedagogji Neuro-shkencë, është një studim shumë i rëndësishëm sidomos në Amerikë dhe po përhapet në të gjithë botën sepse ne marrim pedagogji e formojmë dhe e shikojmë se çfarë na studion neuro-shkenca.

Rudina Magjistari: Pse ke zgjedhur këtë fushë për të studiuar?

Fatjona Lubonja: Unë fillova universitetin direkt sa erdha në SHBA, burri im kishte nënshtetësi amerikane dhe hyra direkt në shkollë si studente amerikane.

Duke studiuar, pedagogët më kanë shtyrë sepse panë tek unë një talent tjetër që nuk e dija. Kam një lloj talenti shumë të madh si vëzhguese shumë e mirë e detajuar në rehabilitime të ndryshme, ndoshta kjo sepse kam mbaruar liceun në Shqipëri. Shkolla që kam bërë në Shqipëri më ka hyrë jashtëzakonisht në punë.

 

Të fundit