Flash News

E-TJERA

Abuzime me tenderat, ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi rikthehet në SPAK

Abuzime me tenderat, ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi rikthehet në SPAK

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, i pandehur zyrtarisht, është paraqitur sërish sot në ambientet e SPAK, ku u njoftua me akuzën për “shpërdorim detyre”, një çështje që buron nga një kallëzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkelje serioze në procedurat e tenderimit gjatë kohës që ai drejtonte bashkinë.

KLSH ka evidentuar se në periudhën janar 2013–dhjetor 2014 janë konstatuar parregullsi në 12 tendera, kryesisht për rikonstruksione, rrugë lidhëse dhe mbjellje pemësh dekorative.

Në këto procese u gjetën raste të përjashtimit të padrejtë të ofertuesve me çmime më të ulëta, si dhe praktika të tjera të konsideruara në shkelje të ligjit. Si pasojë, vetëm për disa prej këtyre tenderave, dëmi ekonomik i llogaritur arrinte në 33 milionë lekë.
Në shtator të vitit 2015, Roshi u kallëzua fillimisht në Prokurorinë e Kavajës së bashku me 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Ndërkohë, hetimet e SPAK ndaj tij nuk ndalen vetëm këtu.

Më 17 maj, organi i posaçëm i drejtësisë i sekuestroi telefonin celular dhe kreu kontroll personal ndaj Roshit, në kuadër të një dosjeje tjetër që lidhet me dyshime për korrupsion zgjedhor në fushatën e 11 majit.

 

Të fundit