Flash News

E-TJERA

E Ngarkuara me Punë e SHBA takon sërish kreun e SPAK, zbardhet kërkesa për Dumanin

E Ngarkuara me Punë e SHBA takon sërish kreun e SPAK, zbardhet

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn pati një vizitë sot në SPAK ku u takua me kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Në postimin e ambasadës amerikane në mediat sociale, sqarohet se VanHorn dhe Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta pa u mbështetur tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. 

"E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. 

Të fundit