Flash News

E-TJERA

"E pamundur", Imeraj tregon pse Ahmetaj s'mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë

"E pamundur", Imeraj tregon pse Ahmetaj s'mund të jetë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rezulton “pa gjurmë”. Avokatët e tij kanë deklaruar se aktualisht Ahmetaj ndodhet jashtë kufirit shqiptar, për arsye personale, në një kohë kur SPAK kërkon arrestimin e tij.

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj tha në A2 CNN se shanset që Ahmetaj të flasë për persona të tjerë të përfshirë në aferë janë të pakta.

“Për sa kohë që ai pretendon që nuk ka kryer vepra penale, nuk mund të presim që të na japë disa elementë të ngjarjes së ndodhur, apo përfshirjes së personave të tjera,” u shpreh Imeraj.

Imeraj shtoi se mosprezenca e Ahmetajt nuk e pengon SPAK-un që të vijojë me punën e tij në kërkimin e provave të reja dhe hetimin në tërësi.

“Ahmetaj ka dhënë deklarime në SPAK. Ka shprehur qëndrimin e tij. Nuk dimë se çfarë qëndrimi ka mbajtur. Apo nëse ka dhënë detaje që mund të çojnë në drejtime që çfarë do të bëjë më tutje”, tha Imeraj.

Të fundit