Flash News

E-TJERA

E pandehur në dosjen "Veliaj", Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

E pandehur në dosjen "Veliaj", Klotilda Bushka kërkon

Klotilda Bushka, ish-deputetja socialiste, u mor e pandehur për akuzën “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në dosjen “Veliaj”.

Bushka ka kërkuar sot, para seancës paraprake që do të mbahet në GJKKO, të pushohet çështja ose të jepet gjykim i shkurtuar.Ish-deputetja ka ngritur pretendimin për moskompetencë të GJKKO-së, me arsyetimin se Bushka ka humbur statusin e subjektit që i nënshtrohet kësaj gjykate dhe për këtë arsye çështja duhet të kalojë në gjykatën e zakonshme.

“Pushim të çështjes, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, në alternativë gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë e GJKKO-së për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme”, tha mbrojtja.

Të fundit