Flash News

E-TJERA

“E paralajmërova që në shkurt”, Meta: Basha pjesë e procesit për shpalljen e Berishës ‘non grata’

“E paralajmërova që në shkurt”, Meta: Basha

Presidenti Ilir Meta akuzon ish kreun e PD, Lulzim Basha se ka qenë pjesë e procesit për shpalljen e Sali Berishës ‘non grata’.

I ftuar në Open në ‘News 24, Meta tha se Berishën e kishte paralajmëruar disa muaj përpara dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha.

“Kam qene ne kundërshti me Bashen, qe para 25 prillit per cdo veprim qe ka bere ne favor te mazhorances. Dalja nga parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve vendore si dhe Reforma Zgjedhore janë fakte te qarta. Pjesë e procesit per shpalljen non grata te Sali Berishes ka qenë Lulzim Basha. Zoti Berisha është nje politikan qe ka ndikimin e tij. Unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha.

Ja kam thene Berishes me ane te nje kolegu tuaj Cim Peka. Nuk eshte detyra ime te denoncoj. Kam qene i qarte per kete ceshtje.  Une e kam patur informacion dhe madje i dija dhe zhvillimet pas shpalljes se Berishes non-grata", deklaroi Meta.  

 

Të fundit