Flash News

E-TJERA

E pazakontë! Durrsaku bën sërf në rrugët e përmbytura

E pazakontë! Durrsaku bën sërf në rrugët e

Durrësi është qarku më i goditur nga moti i keq, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje masive që kanë çuar deri ne evakuim të disa familjeve.

Mirëpo, përpos vështirësive në qarkullim, disa qytetarë kanë zgjedhur ta sfidojnë motin.

Një i ri durrsak është shfaqur mbi dërrasë sërfi dhe një lopatë duke lundruar në rrugët e përmbytura të qytetit. Pamjet janë bërë virale në rrjet.

Përmbytjet sollën pezullimin e mësimit në disa shkolla dhe në Universitetin e Durrësit.

Shiu ka shkaktuar përmbytje edhe në autostradën Durrës – Tiranë. Policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin rrugë alternative, nga Ndroqi dhe Rrogozhina.

Të fundit