Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
E reja nga Tirana dashurohet në Instagram me “mjekun në Angli”, përfundon e mashtruar

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një mesazh nga një qytetare e cila është ankuar për një valixhe me para. Ajo thotë se kërkon ndihmë për një valixhe të nisur nga Anglia, që sipas saj, ka mbetur tranzit në Turqi.
E reja, e cila kërkon të mbetet anonim, tregon se i është nisur valixhja në datën 7 Mars dhe përmbante një shumë prej 10 mijë Eurosh, një telefon dhe disa dhurata. Në datën 9 Mars kontaktohet nga një numër turk, që prezantohet si një kompani që i kërkon të bëjë disa pagesa, për të marrë valixhen.
“Jam një vajzë nga Tirana, më ka sjellë dikush nga Anglia një porosi, një valixhe, ma kanë sjellë në datën 7 por është bërë tranzit në Turqi. Një kompani turke më ka dërguar në ËhatsApp që thonin se duhet bërë një pagesë për një shumë 1550 Euro për zhdoganim. Pastaj unë e paguajta atë edhe pastaj më nxirrte disa gjëra të tjera për një shumë që duhet të paguaja, se në atë valixhe kishte një shumë 10 mijë Euro edhe disa sende personale dhe ca lodra fëmijësh. Ndërkohë që unë e paguajta prapë një shumë tjetër 550 Euro. Valixhja është në Turqi akoma dhe jam shumë e shqetësuar për të sepse thjesht nxjerrin justifikime, gjëra që unë dua t’i paguaj ndërkohë që paguajta 2200 Euro. Kërkojnë akoma sepse nuk ma kanë sjellë akoma bagazhin edhe kjo më shqetëson. Kam komunikuar me kompaninë që më thonë është në Turqi dhe bëje pagesën të ta sjellim të hënën, ca gjëra të tjera, do vijë sot e do vijë nesër”, thotë denoncuesja.
Zonja ka paguar deri tani 2500 Euro dhe vazhdojnë t’i kërkojnë edhe 550 Euro që t’i mbërrijë valixhja. Po si ka nisur e gjithë kjo histori? Zonja tregon se është njohur në rrjetin social Instagram me një person të huaj 6 muaj më parë.
Ai i ka thënë se jeton në Angli ku punon si mjek, dhe është me origjinë nga Australia. Personi në fjalë, me të cilin ka krijuar raport romantik, është 41 vjeç, ndërsa vajza këtu në Tiranë është 22 vjeç dhe të dy kanë nga një fëmijë.
Në kushtet kur bënin plane për të ardhme të përbashkët, ai tha se i nisi një valixhe me dhurata e 10 mijë Euro.
“Ne jemi njohur para shumë kohësh në Instagram, thjesht biseda e parë ka qenë si shok. Pastaj filloi pak më shumë se shokë, jemi njohur para 6 muajve. Flasim, diskutojmë, por mbrapa filloi diçka pak më e tepërt se shok. Ky është me origjinë nga Australia por jeton në Angli. Më ka prezantuar me vëllain e tij që e njoh pak. Gati përnatë flasim me njëri-tjetrin. Kur jemi me kamera flasim shumë pak në gjuhën angleze se nuk e di tamam, më shumë me të shkruajtur. Ai më thotë shumë shpesh që nuk dua të të humbas edhe thjesht për një familjar që të bashkëjetojë me mua dhe të jemi një familje. Do jetonim në Angli. Më ka thënë që punon doktor. Edhe punon nga ora 7 e gjysmë deri në orën 20:00. Thjesht në darkë flisnim më gjatë. Vendosi të më dërgonte një bagazh në datën 6 Mars. E dua akoma. Ai është 41 vjeç, unë jam 22 vjeç, aq shumë e dua”, vijon denoncimin.
Gazetarja e “Stop” u interesua në të gjitha hallkat, por rezultoi se gjithçka ishte një mashtrim dhe të gjitha indiciet ishin të sakta.
Eksperti i teknologjisë Tomi Kallanxhi paralajmëron se duhet patur kujdes me komunikimin në rrjetet sociale, pasi rastet e mashtrimit janë përhapur shumë nga Nigeria, Turqia apo dhe vende të tjera.
Eksperti Tomi Kallanxhi: Sot është edhe e kollajtë për të marrë një numër Turqie, Anglie, Zvicre e çfarëdo shteti që mund të imagjinosh dhe mund të shkruash si një person sikur je nga ai shtet. Por në shumicën e rasteve nga ndodhin këto skamet janë nga shtete si puna e Nigerisë ose shumica e këtyre që quhet skam në gjuhën teknike vijnë nga Nigeria, vijnë nga Afrika në shumicën e rasteve por nuk është çudi të jenë edhe në Turqi ose në vende të tjera të afërta si Siria, Pakistani, Bangladeshi. Vetëm nga këto mashtrimet në internet, ekonomia nigeriane qarkullon rreth 100 miliardë Dollarë, dhjetëfishi i GDP së shtetit shqiptar që vijnë vetëm para nga mashtrimet në internet. Nuk duhet të biem pre asnjëherë. Gjithmonë nga njohjet online duhet të jemi shumë skeptikë. Duhet të jemi me skepticitetin që një pasuri nuk vjen një ditë të bukur nga askush që nuk të ka takuar asnjëherë dhe mos pretendoni të jepni para për të marrë para se ai që do të japë para thjesht ja u jep. Këto quhen mashtrime emocionale. Ato fillojnë të dashurohen me këta, këta i nisin para. Në Amerikë ka arritur që një zonjë i ka çuar rreth diku te 2 milionë Dollarë një individi të caktuar vetëm se ishte dashuruar pas tij. /Tv Klan/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38