Flash News

E-TJERA

E reja përplas biçikletën në aksin Katund Sukth–Fllakë, humb jetën 69-vjeçari

E reja përplas biçikletën në aksin Katund

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin Katund Sukth–Fllakë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, një automjet i drejtuar nga një 29-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës, një 69-vjeçar, u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital’, sqaron policia.

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit