Flash News

E-TJERA

E rëndë në Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin

E rëndë në Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gjirokastrës.

Një nxënës është qëlluar me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen 18 Shtatori kur A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një vazjë 13 vjecare, nxenese e shkolles 9 vjeçare KOTO HOXHI ne Gjirokaster.

Ngjarja është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kanë dërguar në spital adoleshentin me makinë te rastit. Policia menjehere ka kapur vajzën adoleshente te cilen e ka shoqeruar ne ambjentet e policise nga ku do te merret ne pyetje ne pranine e psikologut.

"Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit