Flash News

E-TJERA

E rëndë në Shkodër/ 27-vjeçarja ndërron jetë pas lindjes së binjakëve, dështojnë përpjekjet për ta shpëtuar

E rëndë në Shkodër/ 27-vjeçarja ndërron
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 27-vjeçare me inicialet M.S. ka humbur jetën vetëm pak orë pasi kishte sjellë në jetë binjakët e saj.

Sipas informacioneve, gjendja shëndetësore e të resë u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke bërë të nevojshëm një apel urgjent për dhurim gjaku të grupit 0 negativ.

Thirrja për ndihmë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike, duke ndërruar jetë pak orë pas lindjes së fëmijëve.

 

Të fundit