Flash News

E-TJERA

E rëndë në Shkodër, gjendet i vdekur 15-vjeçarja

E rëndë në Shkodër, gjendet i vdekur 15-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës, ku një 15-vjeçare dyshohet se është gjetur e vetëvarur nga familjarët e saj në lagjen “Skënderbeg”.

Ende nuk dihet motivi që mund ta ketë shtyrë drejt këtij akti të rëndë.

Ndërkohë, grupi hetimor është angazhuar për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.


Familja dhe komuniteti janë tronditur nga ky incident, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të kuptuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë që ka prekur thellë qytetin e Shkodrës. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të fundit