Flash News

E-TJERA

E rëndë në Shkodër, një grua vetëmbytet në lumin Buna

E rëndë në Shkodër, një grua vetëmbytet në

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.

Trupi i pajetë është gjeturdhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.

Pas këqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune. 

"Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Punonjësit e Policisë, me një varkë  janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen pak javë pas tragjedisë së Shkodër, ku Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave  të rastit", njofton policia.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje ende mbeten mister, ndërsa në pranga u vu bashkëshorti i saj si person i dyshuar që ka nxitur 39-vjeçaren të mbytej bashkë me fëmijët.

Të fundit