Flash News

E-TJERA

E rëndë në Shkodër, i mituri tenton të hidhet nga pallati

E rëndë në Shkodër, i mituri tenton të hidhet nga

Një 17-vjeçar ka tentuar që të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në lagjen “Skënderbeg”, por është shpëtuar në kohë.

Policia ka ndërhyrë menjehërë për të shpëtuar të miturin me probleme shëndetësore, i cili më pas u dërgua në spital.

Njoftimi

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë.

Rreth orës 09:15, të datës 01.07.2024, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetsore.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

Të fundit